
Partia Socialiste ka prezantuar moton e saj për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke vendosur në qendër të fushatës lidershipin personal të Edi Ramës.
Slogani zyrtar i PS për këtë fushatë do të jetë:
“Shqipëria 2030 në BE! Vetëm me Edin dhe PS.”
Ky slogan është përzgjedhur për të përcjellë idenë se procesi i integrimit europian është i lidhur ngushtë me udhëheqjen e Edi Ramës, duke u bazuar edhe në takimet dhe mesazhet e tij publike gjatë muajit prill, ku fokusi ka qenë tek pasaporta europiane, zhvillimi perëndimor dhe stabiliteti.
Në prapaskenë, përdorimi i shprehjes “Vetëm me Edin” ka ngjallur diskutime për stilin e personalizuar të qeverisjes, i kritikuar shpesh si narcizist dhe i ndërtuar rreth një individi, një akuzë që Edi Rama e ka dëgjuar edhe në fushatat e kaluara.
Ndërkohë, puna për ndërtimin e skenës së hapjes së fushatës ka nisur, me PS-në që po përgatitet për një mobilizim të madh elektoral në ditët në vijim.