Konflikt Mes Dy Të Rinjve Në Lezhë – Njëri Dëmtohet Rëndë, Autori Në Kërkim

0

Një përplasje fizike mes dy të rinjve ka ndodhur këtë të premte në qytetin e Lezhës, duke përfunduar me një të plagosur rëndë dhe një autor në arrati.

Ngjarja ka nisur pranë rrethrrotullimit të Katedrales dhe më pas është zhvendosur në rrugën e Kalasë në lagjen Varosh, ku konflikti ka agravuar.

Sipas burimeve zyrtare, njëri prej të rinjve ka pësuar goditje të forta në kokë dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ku po merr ndihmën mjekësore.

Ndërkohë, autori i dyshuar i plagosjes është shpallur në kërkim, ndërsa policia po heton shkaqet e konfliktit. Dyshohet se edhe ai mund të ketë marrë dëmtime gjatë përplasjes.

Forcat e rendit kanë ngritur pika kontrolli në zonë me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Banorët raportojnë se konflikti ka ndodhur brenda pak minutash dhe ka shkaktuar shqetësim në një prej zonave të frekuentuara të qytetit.

Artikulli i mëparshëmPD Hap Fushatën Në Sheshin Nënë Tereza – LaCivita, Strategu Amerikan Që Del Në Skenë Krah Berishës
Artikulli i radhësNgjarje E Rëndë Në Vlorë – 46-Vjeçari Vetëhidhet Nga Pallati Dhe Humb Jetën