Njësoj si shefi i tij dikur në opozitë, Edi Rama, që gazetarëve të Tv Klan kur e pyesnin ai iu jepte shkurt përgjigjen “të fala Sandrit”, edhe Taulant Balla bëri sot të njëjtën gjë me një gazetare të Syri Tv. Po njësoj si Rama iu referua mediave me etiketën ‘kazan’.
Por më shumë sesa reagimi bajat i Ballës, në videon e incidentit bën përshtypje një detaj tjetër. Shefi i grupit parlamentar të socialistëve, mirë që refuzon vetë të përgjigjet, por ndalon edhe deputeten Klodiana Spahiu të flasë.
Kjo e fundit nisi t’i jepte përgjigje gazetares, por mjaftoi një shkim i Taulant Ballës dhe fjalët “Klodi të lutem”, që ligjvënësja e PS-së të mos e vazhdojë më tej përgjigjen. Gazetarja po pyeste se përse nuk iu është dhënë pagë lufte edhe mjekëve e infermierëve të tjerë nëpër rrethe që ishin në vijën e parë të luftës me Covid 19, por pati vetëm për një pjesë. Shihni videon më poshtë.