Irini Shehu Arrestohet: Ish-Drejtoresha e Spitalit të Dibrës Përfundon në Pranga për Përndjekje ndaj Pasardhësit

0

PESHKOPI – Një ngjarje absurde dhe e paprecedent ka tronditur mbrëmjen e së mërkurës qytetin e Peshkopisë: ish-drejtoresha e Spitalit Rajonal, Irini Shehu, është arrestuar në flagrancë nga policia, pasi dyshohet se ka përndjekur pasardhësin e saj në detyrë, Rruzhdi Deda.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 44-vjeçarja banore e Peshkopisë është ndaluar për veprën penale të “përndjekjes”, dhe materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Dibrës.

Shehu kishte një të kaluar konfliktuale me stafin e spitalit, pasi më herët ishte denoncuar për dhunë ndaj shefit të financës, Shaban Uklala, të cilin e kishte goditur me një kapëse letrash në fytyrë, çka i kushtoi edhe shkarkimin nga detyra me urdhër të ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu.

Postin e saj e mori Rruzhdi Deda, një figurë e njohur lokale, që mban edhe detyrën e kryetarit të PS në Dibër dhe zëvendëskryetarit të Bashkisë. Por qetësia në spital nuk zgjati shumë, pasi më pas nisi seri përndjekjesh të vazhdueshme ndaj tij, duke kulmuar me ndalimin e Shehut nga policia.

Ngjarja ngre shqetësime serioze mbi gjendjen psikologjike të zyrtarëve publikë dhe sigurinë në institucionet shëndetësore në vend.


Artikulli i mëparshëmSkandal në Komisariatin Nr. 1: Policia Rreh të Miturin 14-Vjeçar, Ndërsa Ministri i Brendshëm Shijon Pica me Patronazhistët
Artikulli i radhësPërplasje e Ashpër Brenda PS-së në Njësinë Nr.5 në Tiranë: Braçe Akuzon Anila Shehun si Sabotatore, Paralajmëron Kallëzim Penal