
Janë publikuar imazhet e takimit mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Bazilikën e Shën Pjetrit, gjatë ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut.
Fotot, të shpërndara nga presidenca e Ukrainës, tregojnë dy liderët të ulur ballë për ballë në një zonë të zbrazët të bazilikës, në një bisedë që Shtëpia e Bardhë e ka cilësuar si “produktive”.
Në një tjetër foto, Trump dhe Zelensky shfaqen të shoqëruar nga kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti francez Emmanuel Macron, duke sinjalizuar rëndësinë ndërkombëtare të këtij momenti diplomatik.
Ky takim i papritur, i zhvilluar në një kontekst solemn, ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare për përpjekjet për dialog mes Shteteve të Bashkuara dhe Ukrainës në një moment të ndjeshëm global.