Aksident në Lushnjë: Motoçikleta përfundon në kanal, shpëtohet 17-vjeçari që po mbytej

0

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së martës në aksin rrugor që lidh qytetin e Lushnjës me autostradën. Një 17-vjeçar, identifikuar si Mateo, banor në Savër, ka humbur kontrollin mbi motoçikletën e tij të përshtatur për transport dhe ka përfunduar në një kanal të mbushur me ujë.

Momente drame për jetën e të riut, i cili po rrezikonte të mbytej, u shmangën falë ndërhyrjes së dy qytetarëve që ndodheshin rastësisht në vendngjarje. Ata kanë ndaluar automjetin me të cilin po udhëtonin dhe kanë shpëtuar të aksidentuarin, duke e nxjerrë nga kanali.

Menjëherë është njoftuar policia dhe ambulanca, e cila e ka transportuar Mateon drejt Spitalit të Lushnjës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas burimeve paraprake nga grupi hetimor, dyshohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e mjetit, ndërkohë që policia vijon hetimet në vendin e ngjarjes për të zbardhur tërësisht shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Ky incident shton edhe më shumë alarmin për sigurinë rrugore në akset dytësore të Shqipërisë, ku mungesa e sinjalistikës, infrastruktura e amortizuar dhe drejtimi i mjeteve nga të rinj të papajisur me leje shpesh çojnë në tragjedi.

Artikulli i mëparshëmPËRGJIMET/ Si Suel Çela Emëronte Drejtorë Publikë Dhe Kontrollonte Tenderat Përmes Luan Tabakut
Artikulli i radhësPushime All Inclusive në Turqi? Zgjidh Lux Travel Agency – Eksperienca që Meritoni!