
Tomor Alizoti, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit, ka shpërthyer me tone të ashpra nga një takim në Librazhd, duke paralajmëruar publikisht Partinë Socialiste për çdo përpjekje për manipulim apo intimidim gjatë fushatës elektorale.
“Juve do t’ju hamë të gjallë nëse prekni demokratët,” deklaroi ai, ndërsa akuzoi socialistët për presion ndaj qytetarëve dhe për tentativa për të ndërhyrë në votë. Ai theksoi se demokratët nuk do të tolerojnë asnjë veprim që synon deformimin e procesit zgjedhor.
“Mos guxoni të shkoni te njerëzit natën, mos futni duart ditën e zgjedhjeve!”, ishte mesazhi i drejtpërdrejtë i Alizotit. Më tej ai iu drejtua Sali Berishës me fjalët: “Doktor, jepi, se ty të kanë shumë frikë.”
Kjo deklaratë e fortë vjen vetëm pak ditë para zgjedhjeve të 11 majit dhe pas një sërë akuzash për tensione në terren dhe tentativa për intimidim elektoral nga të dyja palët.