
Prokuroria e Beratit ka kërkuar 6 vite burg për shtetasin R.O., i akuzuar për ngacmim seksual ndaj një të mituri, ngjarje e ndodhur më 25 nëntor 2024. Sipas kallëzimit të bërë nga djali i mitur A.Gj., pedofili e ka ndjekur, e ka kapur nga dora me forcë dhe e ka ngacmuar në mënyrë të drejtpërdrejtë, duke i kërkuar të kryente marrëdhënie intime.
Ngjarja ka ndodhur në Berat, dhe e mituri ka shpëtuar falë një telefonate të menjëhershme drejt babait të tij, i cili ka ndërhyrë në kohë. Sipas aktit të ekspertimit mjekoligjor, i mituri kishte dëmtime të shkaktuara me mjet të fortë mbrehës.
R.O. është një pedofil përsëritës, i dënuar më parë për të njëjtën vepër. Organi i akuzës deklaron se veprimet e tij janë provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm, ndërsa kërkesa për dënim është ngritur mbi bazën e nenit 108/a/2 të Kodit Penal.
Në përfundim të hetimeve, Prokuroria kërkoi deklarimin fajtor të të pandehurit dhe dënimin me 6 vite burg për ngacmim seksual ndaj një të mituri, duke e cilësuar ngjarjen si të rrezikshme për rendin dhe moralin shoqëror.