
1 Maji është dita ndërkombëtare e punëtorëve dhe në të gjithë botën kjo ditë synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës.
Disa anëtarë të sindikatave të ndryshme, në kuadër të kësaj dite, kanë mbajtur një protestë para Kryeministrisë. Me disa pankarta në duar, ata kërkuan kushte më të mira në punë, paga mesatare të garantuara, si dhe respektim të të drejtave të punëtorëve.
Mes pjesëmarrësve ishte edhe një grup që morën pjesë në një tubim të zhvilluar në Laprakë nga nisma ‘Shqipëria bëhet’. Bëhet e ditur se këta të fundit ftuan qytetarët të jenë të pranishëm me qëllim diskutimin për problemet e punëtorëve, por pa sqaruar se bëhej fjalë për një miting elektoral.
Kjo krijoi konfuzion dhe zhgënjim te disa prej qytetarëve të pranishëm, siç dëshmohet edhe nga deklarata e një qytetareje:
“Unë erdha për protestën, nuk erdha për votën. Për ne është apo për manipulim për vota,” tha ajo me zhgënjim.