Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që në vijim të lehtësimit të masave shtrënguese të mos neglizhojnë rregullat, në mënyrë që të frenohet përhapja e koronavirusit.
Nëpërmjet një video mesazhi në Facebook, Manastirliu i bën thirrje qytetarëve që të vijojnë të qëndrojnë sa më shumë në shtëpi, nëse kanë mundësi të punojnë nga shtëpia dhe të lajnë sa më shpesh duart.“Me vijimim e lehtësimit të masave shtrënguese, këto rregulla janë shumë të rëndësishme për të kufizuar përhapjen e #COVID19, për të ruajtur veten dhe të tjerët!