Në kohërat e izolimit, për shembull, telefoni mund të përdoret edhe si një mjet mësimi
Duhet ta pranojmë. Pjesa më e madhe e orëve që shpenzojmë online shkojnëkot, me rrjetet sociale që hanë gjithmonë e më shumë kohën tonë të lirë. Por vetë smartphone, me të cilin me shumë gjasa jemi duke lexuar këtë artikull, është edhe një kompjuter i fuqishëm, i cili me aplikacionet e duhura mund të shndërrohet nëshumë i dobishëm. Në kohërat e izolimit, për shembull, telefoni mund të përdoret edhe si njëmjet mësimi. Mjafton të keni aplikacionin e duhur.
Udemy (falas për iOS dhe Android)
Më shumë se 100 mijë kurse video, ndonjëherë falas, thuajse gjithnjë të ofruara me njëçmim të arsyeshëm.Duke shfletuar katalogun e Udemy është e vështirë të mos gjeni diçka që të mos ju tërheqë. Kurse fotografie, kuzhine, programimi, psikologjie, për mësim gjuhësh etj.
Coursera (falas për iOS dhe Android)
Është platforma kryesore për kurse online dhe mbështetet tek ‘repertori’ i pasuri universiteteve më prestigjioze në botë. Ndër më kryesoret, Stanford, i pranishëm me rreth dhjetëra kurse,një ndër më interesantët ështëpër Machine Learning. Ideja është mjaft e dobishme për ata që kanë nevojë për të pasuruar CV e tyre me certifikata. Kurset parashikojnë kontrolle rigoroze të pjesëmarrësve.
Duolingo (falas per iOS e Android)
Specialiteti i tij është mësimi i gjuhëve, dhjetëra të tilla, nga gjuhaangleze tek ajo koreane. Mësimet zgjasin vetëm pak minuta (nga pesë nënjëzet minuta) dhe përvoja është falas dhe miqësore. Mekanizmi i të mësuaritështë i bukur. Ju mësoni duke luajtur dhe duke mbledhur pikë. Është aplikacioni ideal për ata që duan të mësojnë një gjuhë të re.
Mimo (Freemium për iOS dhe Android)
Këtu nuk mërzitesh asnjëherë. Mimo është një aplikacion, fitues çmimesh,që premton t’ju mësojë bazat e programimit nëpërmjet projekteve ndërveprues, të cilat madje parashikojnë edhe krijimin e një faqe web apo një videoloje, duke përdorur parimet bazë të programimit: C++, Java, Javascript, Python, etj.
Speed Reading (Freemium për iOS dhe Android)
Kjo është koha më e mirë për të përsosur aftësinë për të lexuar shpejt. Aplikacionet e ndryshme “speed reading” shërbejnë pikërisht për këtë gjë. Nëpërmjet një sërëushtrimesh, ata vlerësojnësë pari shpejtësinë tonë për tëkapur numrat dhe fjalët në një ekran, më pas na mësojnë ta rrisim atëe të lexojmë më shpejt.Por me librat e bukur kjo nuk vlen. Ata e meritojnë gjithë vëmendjen tonë.
Degusta birra (freemium për iOs dhe Android)
Njëudhëzuespër degustimin e birrës në formatin e një aplikacioni: ai na shpjegon se si vlerësohet një birrë, nga shkuma te shija, duke nxjerrë në pah ndryshimet mes llojeve të ndryshme të birrës (rreth 50). Ekziston edhe një seksion për klasifikimin e gotave. Me pak fjalë, aplikacioni i duhur kur t’i rikthehemi jetës së dikurshme dhe të dalim mbrëmjeve me miqtë për një gotë.