Serbia do të shpërndajë 100 euro për qytetarët e saj në formën e një ndihme sociale në këtë situatë të krijuar nga koronavirusi.
Qytetarët mund të aplikojnë përmes portalit qeveritar, Treasury për tu regjistruar. Vetëm në 5 orët e para pas shpalljes së kësaj ndihme, 1 milion qytetarë serb kanë aplikuar përmes portalit.
Vetëm qytetarët me karta identiteti dhe banues brenda territorit serb mund të aplikojnë përmes këtij portali.
Ata duhet që të vendosin të gjitha të dhënat personale dhe numrin bankar përmes së cilës do të kryhet dhe kalimi i shumës prej 100 eurosh.
Regjistrimi i çdo aplikimi të qytetarëve do të fillojë të premten më 15 maj. Pensionistët dhe ata që marrin asistencë sociale janë të regjistruar automatikisht në këtë portal.