
Rezultatet paraprake të ekspertizës për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra kanë dalë dhe konfirmojnë një skenar makabër: i riu është mbytur me litar.
Policia ka përqendruar hetimet në disa pista, përfshirë konfliktet e mundshme të viktimës si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj. Deri më tani, nuk janë dhënë detaje shtesë për autorin ose autorët e dyshuar, ndërsa vrasja konsiderohet e paramenduar dhe brutale.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik, ndërkohë që Dobra rezulton të mos ketë pasur precedentë penalë. Familjarët e viktimës kërkojnë drejtësi dhe zbardhje të menjëhershme të të gjithë rrethanave që çuan në humbjen e jetës së tij.