Deklarata e Mickoskit për Luftën e UÇK-së në Maqedoni Nxit Debat të Ashpër Politik

0

Debati për luftën e UÇK-së në Maqedoni është rindezur pas deklaratave të kundërta të zyrtarëve të lartë në Shkup. Zv.Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, pak ditë më parë e quajti luftën e UÇK-së në Kosovë, Preshevë dhe Maqedoni “të drejtë, të arsyeshme dhe të pastër”, duke e lidhur atë me të drejtën për liri dhe demokraci.

Kryeministri Hristian Mickoski reagoi duke thënë se “lufta nuk mund të jetë e arsyeshme dhe e drejtë” kur anëtarë të Ministrisë së Brendshme dhe të Mbrojtjes “u vranë tinëzisht në pritë” gjatë konfliktit në Maqedoni. “Të paktën jo në Maqedoni. Unë nuk komentoj për fqinjët”, shtoi ai, duke paralajmëruar politikanët të mos luajnë “kartën e BDI-së” dhe të mos e kthejnë vendin 25 vjet pas. Mickoski theksoi se këto çështje janë mbyllur me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit të vitit 2001 dhe ndryshimet e fundit në ligjin për përfaqësim të barabartë.

Reagimi i BDI-së, partisë së drejtuar nga Ali Ahmeti, ishte i ashpër, duke e quajtur deklaratën e Kryeministrit “fyerje të drejtpërdrejtë për shqiptarët dhe për historinë e drejtë të demokracisë në vend”. Sipas BDI-së, Lufta e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ka qenë “e drejtë, e shenjtë dhe vendimtare” për demokratizimin e shtetit, vendosjen e paqes, trajtimin e barabartë të të gjitha komuniteteve dhe arritjen e Marrëveshjes së Ohrit.

Ky përplasje politike ka tensionuar debatin publik, duke rikthyer në qendër të vëmendjes çështje të ndjeshme të historisë së afërt dhe marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoninë e Veriut.

Artikulli i mëparshëmPamjet Alarmante: Zjarri Zbret Në Kryeqytet, Flakët I Afrohen Selitës