Pak ditë më parë, raporti vjetor i Platformës së Këshillit të Europës për të Promovuar dhe Mbrojtur Gazetarinë dhe Sigurinë e Gazetarëve (2020), nxiu qeverinë shqiptare në lidhje me sjelljen ndaj medias.
Në të njëjtën linjë qëndron edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila shprehet se, liria e medias është thelbësore për demokracinë.
“Liria e medias është thelbësore për demokracinë. Reporterët duhet të bëjnë pyetje të vërteta, udhëheqësit duhet të japin përgjigje të vërteta. Kam respekt për gazetarët shqiptarë të cilët bëjnë pyetje të vështira, kërkojnë faktet dhe fuqizojnë njerëzit që të kenë mendimin e tyre”, shprehet ambasadorja Kim, thuhet në postimin e ambasadës amerikane në Facebook.
Duhet theksuar se, reagimi i diplomates amerikane në Tiranë vjen pak ditë pas sulmit që sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla i bëri gazetares së Syri TV, Dea Dervishi.