Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, zbatohet masa “detyrim paraqitje” për bashkëshorten e Erion Veliajt

0

Ajola Xoxa, bashkëshortja e ish-kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për të zbatuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme, hetimet kanë zbuluar një mekanizëm të sofistikuar korruptiv, i cili ka mundësuar që Veliaj dhe Xoxa të përfitojnë në mënyrë të paligjshme nga fondet publike, duke i përdorur për pasurim personal. Ky mekanizëm, sipas SPAK, ka qenë i kamufluar përmes veprimeve të ndryshme administrative dhe kontratave të dyshimta, që kanë shërbyer si mbulesë për skemën korruptive.

Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se hetimet janë ende në zhvillim dhe pritet që në javët në vijim të zbulohen edhe detaje të tjera mbi përfshirjen e Xoxës dhe lidhjet e saj me rrjetin e dyshuar korruptiv. Kjo masë shënon një tjetër goditje të fortë ndaj figurave të afërta me Erion Veliajn, i cili ndodhet nën presion të shtuar hetimor për akuzat që rëndojnë mbi të dhe rrethin e tij më të ngushtë.

Ky zhvillim i fundit tregon se SPAK po shtrinë hetimet përtej vetë funksionarëve publikë, duke përfshirë edhe personat pranë tyre, në një përpjekje për të dokumentuar të gjithë zinxhirin e dyshuar të korrupsionit.


Artikulli i mëparshëmU gjet i varur në Bruksel, kush ishte Bekim Halilaj? Historia e errët e shqiptarit të dënuar për trafik kokaine
Artikulli i radhësRama paralajmëron ndërtuesit: Shkeljet e fasadave çojnë në konfiskim total, agjenci e re për strehimin dhe masa të forta ligjore