Trajneri i Serbisë: “Shqipëria një kundërshtar tërheqës?!” – Stojkoviç apel tifozëve: Pa provokime, vetëm futboll!

0

Trajneri i përfaqësueses së Serbisë, Dragan Stojkoviç “Pixi”, ka bërë thirrje për qetësi dhe sportivitet në prag të ndeshjes së shumëpritur ndaj Shqipërisë11 tetor në Leskovc, e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Në një konferencë për shtyp, Stojkoviç theksoi se skuadra e tij është e përqendruar maksimalisht dhe se ndeshja me Shqipërinë ka rëndësi të madhe për vazhdimin e kualifikimeve, por nuk do të lejojë asnjë devijim nga fokusi sportiv.

“Duam të paraqitemi në formën më të mirë. Fitorja është qëllimi ynë, barazimi do të ishte i pranueshëm, por humbja nuk është as në imagjinatën tonë. Do të jetë e vështirë, por edhe për kundërshtarin nuk do të jetë aspak e lehtë. Ne jemi një skuadër që lufton, sakrifikon dhe di të luajë futboll,” – tha trajneri serb.

Shqipëria, një kundërshtar që të tërheq

Stojkoviç foli me respekt për kombëtaren shqiptare, duke e cilësuar si një ekip që sjell emocion dhe motivim në çdo përballje.

“Si mund të mos jetë Shqipëria një kundërshtar tërheqës? Nuk luan çdo ditë kundër Francës, Gjermanisë apo Portugalisë. Edhe kjo është një ndeshje që të motivon. Për mua, është një ndeshje e madhe dhe shumë e rëndësishme,” – deklaroi ai.

Probleme të brendshme dhe sinjal për lojtarët

Trajneri serb nuk i fshehu problemet e brendshme në skuadër, duke shprehur pakënaqësi ndaj disa lojtarëve që kishin kërkuar zëvendësim gjatë pushimit të ndeshjes kundër Letonisë.

“Nuk është normale që katër lojtarë të më kërkojnë të ndërroj skuadrën në pushim. Kjo është pasojë e faktit që nuk luajnë rregullisht me klubet e tyre. Këto gjëra krijojnë probleme në grup,” – u shpreh Stojkoviç me ton kritik.

Thirrje për tifozët: “Mos bëni budallallëqe”

Në fund, trajneri i Serbisë u dërgoi një mesazh të drejtpërdrejtë tifozëve, duke i kërkuar të shmangin çdo provokim gjatë ndeshjes me Shqipërinë.

“U bëj thirrje të gjithë tifozëve tanë që të sillen me dinjitet. Nuk dua të shohim asnjë budallallëk që mund të na dëmtojë. Kjo është një ndeshje futbolli – jo politikë. Duhet të përqendrohemi vetëm në 90 minutat e lojës,” – përfundoi Stojkoviç.


Kur luhet ndeshja Serbi–Shqipëri?
Ndeshja do të zhvillohet më 11 tetor në Leskovc, e vlefshme për fazën kualifikuese të Botërorit 2026.

Çfarë kërkoi Stojkoviç nga tifozët?
Ai bëri apel që të mos ketë asnjë provokim dhe ndeshja të zhvillohet në frymë sportive.

Si e sheh Shqipërinë trajneri serb?
E cilësoi si kundërshtar tërheqës dhe të respektueshëm, duke theksuar rëndësinë e përballjes për skuadrën e tij.

Çfarë problemesh ka Serbia para ndeshjes?
Stojkoviç pranoi se disa lojtarë nuk janë në formë për shkak të mungesës së minutave në klubet e tyre, gjë që ka ndikuar në balancën e grupit.


Artikulli i mëparshëmKryepeshkopi i Greqisë Ieronymos takon babain shqiptar të djalit të vrarë në tragjedinë e Tempe: “Një njeri po vuan dhe unë erdha ta shoh”
Artikulli i radhësTre shkencëtarë fitojnë Çmimin Nobel në Mjekësi 2025 për zbulimin që shpjegon se si sistemi imunitar ruan ekuilibrin në trup