Andrea Barzalji ka vendosur këtë të enjte të largohet nga posti i ndihmës-trajnerit, Mauricio Sarri, detyrë që e mori vetëm pak muaj më parë.
Barzalji u tërhoq nga futbolli në fund të sezonit të kaluar dhe mori pak kohë për të vendosur të pranonte rolin si ndihmës i Sarrit, por mesa duket ish-mbrojtësi italian ka nevojë për pushim në këto momente.
“Ka marrë një vendim jete. Ishte një zgjedhje e bërë me zemër, por kjo s’do të thotë se ishte e lehtë. Kam nevojë të shijoj familjen time më shumë, të cilët kanë mbështetur dhe shoqëruar zgjedhjet e mia në heshtje në karrierën si profesionit gjatë gjithë këtyre viteve.
Sot zgjodha një familje mbi një tjetër, që është Juventusi, ndaj të cilit do të jem gjithmonë mirënjohës. Kjo ishte zgjedhja e duhur për mua,” shkruan Barzalji në Instagram.