Mary-Kate Olsen ka kërkuar divorc urgjent nga bashkëshorti i saj bankier, Olivier Sarkozy. Aktorja e famshme është martuar me 50-vjeçarin në nëntor të vitit 2015 dhe tani raportohet se po ndahen.
Ata u lidhën për herë të parë në vitin 2012. Aktorja po ndihmohet nga motra e saj binjake Ashley gjatë kësaj periudhe të vështirë ku ndodhet.
Sipas mediave të huaja, Mary-Kate dorëzoi dokumentat për divorc në gjykatë më 17 prill por për shkak të pandemisë së koronavirusit, gjykatat nuk pranonin asgjët tjetër përveç kërkesave për divorc urgjent.
TMZ informon se avokati i aktores mori një email nga Oliver ku ky i fundit i kërkonte që Mary-Kate të dilte mblidhte sendet e saj personale nga banesa e tyre në Neë York deri më datën 18 maj.
Gjithashtu ajo pretendon se bankieri i ndërpreu qiranë pa dijeninë e saj.
Oslen shprehet se i kërkoi bashkëshortit që t’i jepte afat deri më 30 maj sepse nuk mund të përmbushte afatin për shkak të udhëzimeve për të qëndruar brenda prej koroanvirusit por Oliver nuk iu ishte përgjigjur kërkesës së saj.
Aktorja deklaron se i duhej të paraqiste kërkesë për divorc emergjent për të mbrojtur pronën e saj pasi i duhet një urdhër gjykate për ta lejuar që të qëndrojë aty.
Aktualisht ajo po qëndron me motrën e saj aktore Ashley dhe një grup miqsh jashtë qytetit.