Ndikimi i pandemisë coronavirus në futbollin evropian ka qenë i madh dhe efektet e krizës do të vazhdojnë edhe për një kohë të gjatë.
Kjo është arsyeja pse UEFA po studion disa ndryshime sa u përket rregullave të në Fair Play-t Financiar, me qëllim që t’u japë mundësi klubeve të manovrojnë financiarisht në këtë kohë krize.
Ndër ndryshimet kryesore, sipas “Rmc Sports”, do të ishte zgjatja e periudhës kohore të marrë në konsideratë për të analizuar llogaritë e ekipeve: jo më 12, por 24 muaj.
Detyrimi maksimal i autorizuar do të rritet nga 30 milionë euro në 60 milionë euro.
Ideja është gjithashtu që të ndërpriten seancat dëgjimore për vjeshtën e vitit 2020 dhe të shtyhen ato në vjeshtën e vitit 2021, duke marrë parasysh buxhetet e sezoneve 2019/2020 dhe 2020/2021.
Prandaj, e gjithë kjo duhet të ratifikohet sa më shpejt. Jo një revolucion i vërtetë, por sigurisht një lehtësim i kufizimeve për t’u përballur me një situatë të papritur emergjente.