Një kompani tregtare britanike bleu 250,000 fuçi nafte dhe I siguroi vetes një fitim të rrallë në një kohë kur çmimet e naftës në tregun amerikan zbritën në vlera negative, raportoi Bloomberg të mërkurën.
Për BB Energy, një kompani tregtare me qendër në Londër, rrënia historike e tregut të naftës ishte një mundësi e artë që duhej shfyrtëzuar me patjetër falë avantazhit të saj konkurrues, të pasurit kapacitet depozitues të cilin kompanitë e tjera nuk e zotëronin për momentin, tha për Bloomberg një burim i cili nuk ishte i autorizuar të fliste për këtë temë.
BB Energy bleu rreth 10% të të gjitha kontratave të WTI për shpërndarje në maj.
Cmimet e naftës në SH.B.A. arritën një pikë, më të ultin në histori duke u tregtuar me – 37,63 dollarë në 20 Prill për shkak të një mungesë ekstreme të hapësirave për ruajtje të naftës, që beri shumicën e tregtarëve përveç BB Energy të paguanin blerësit,si një mënyrë për të hequr naftën nga duart e tyre.
Mbetet e panjohur nëse BB Energy po vazhdon ende ti mbajë fuçitë që bleu dhe sa ka paguar (ose me saktë sa është paguar) për këto fuci.
BB Energy tregton rreth 20 milion ton metrikë naftë të papërpunuar në vit.
Bursa për datën 14 Maj 2020 u mbyll si mëposhtë:
Vlerat janë të shprehura në $/mt
- Brent është shprehur në $/bbl
Produkti | Çmimi ditor ( $/mt ) | Ndryshimi ditor +/- ( $/mt ) |
BENZINA | 240.25 | + 14.75 |
DIESEL | 250.00 | + 16.25 |
BRENT | 28.34 | + 0.33 |
©aktualitet.al