
Kryetari i Partisë Mundësia, , ka ngritur sot alarmin për atë që e cilëson si një rrezik serioz për sigurinë e të dhënave personale dhe pronat e qytetarëve shqiptarë, duke vënë në qendër Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.
Në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Shehaj deklaroi se ka në administrim çdo informacion jetik për qytetarët, duke përfshirë të dhënat e pronësisë, shëndetit, biometrinë, lëvizjet, gjobat dhe llogaritë bankare. Sipas tij, ky fakt përbën një rrezik të madh, veçanërisht në dritën e hetimeve të , të cilat, sipas Shehajt, kanë zbuluar se AKSHI kontrollohet nga struktura kriminale.
Shehaj theksoi se, sipas hetimeve të SPAK-ut, përmes AKSHI-t janë kryer ndërhyrje të paligjshme në Kadastrën Shtetërore, ku janë ndryshuar pronarë pronash. Ai e cilësoi këtë situatë si një kërcënim të drejtpërdrejtë për pronën private dhe për sigurinë juridike të çdo qytetari shqiptar.
“Është e paimagjinueshme që drejtoresha e AKSHI-t, e vendosur në arrest shtëpie dhe e cilësuar nga SPAK si pjesë e një bande kriminale, vazhdon të mbahet në detyrë nga , ndërkohë që ka akses mbi çdo të dhënë të jetës sonë,” u shpreh Shehaj.
Sipas tij, heshtja e kryeministrit dhe mbajtja në detyrë e zyrtarëve nën hetim përbëjnë një rrezik serioz për demokracinë, pasi krijojnë kushte që të dhënat personale dhe pronësore të qytetarëve të përdoren për shantazh, presion apo manipulim politik.
Shehaj u bëri thirrje qytetarëve të reagojnë dhe të mos e normalizojnë këtë situatë, duke paralajmëruar se sot rrezikohen pronat, ndërsa nesër mund të vihet në rrezik vetë liria personale përmes keqpërdorimit të të dhënave biometrike.
“Qeveria Rama dhe bandat e saj kontrollojnë çdo aspekt të jetës sonë. Ka pasur raste kur kanë ndërruar pronarët e pronave. Sot janë pronat. Nesër, me të dhënat tona biometrike, mund të inkriminojnë kë të duan, kur të duan. Kjo nuk është demokraci. Jemi të gjithë pengje të bandave,” deklaroi ndër të tjera Shehaj.
