Aksident në Gjirokastër–Tepelenë, përplasen dy automjete, plagosen tre persona

0

Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin nacional Gjirokastër–Tepelenë, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, të lënduarit janë transportuar për ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimet e emergjencës, të cilat kanë kryer veprimet e para për normalizimin e qarkullimit.

Shkaqet e aksidentit nuk dihen ende, ndërsa policia po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

Artikulli i mëparshëmTragjike Në Itali: Shuhet Një Familje Shqiptare Me Katër Anëtarë, Helmimi Nga Monoksidi I Karbonit U Mori Jetën
Artikulli i radhësKundër ndërtimit të resortit turistik, banorët e Rrjollit protestojnë para SPAK