
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar Albin Kurtin si mandatar për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës, në përputhje me Kushtetutën e vendit.
Lajmi u bë i ditur nga vetë presidentja përmes një njoftimi zyrtar, ku ajo i uroi Kurtit suksese në udhëheqjen e ekzekutivit të ri dhe punë në shërbim të qytetarëve të Kosovës.
“Sot, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, kam caktuar Kryeministrin Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. I uroj suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ju priftë e mbara!”, thuhet në deklaratën e Osmanit.
Me këtë mandatim, Kurti nis zyrtarisht procedurat për krijimin e shumicës parlamentare dhe paraqitjen e përbërjes së re të qeverisë për votim në Kuvend.
