Efektet e karantinimit, kryeministrja skoceze i pret dhe i lyen vetë flokët

0

Kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon, gjatë gjithë kohës së pandemisë Covid-19, ku shumica e botës u karantinua, ka lyer dhe prerë vetë flokët.

Gjatë këtyre proceseve ajo është orientuar dhe këshilluar nga parukierja e saj, Julie McGuire, në një lidhje me Zoom.

Në deklarata për “The Telegraph”, Julie tha se e ka furnizuar kryeministren me formulat e ngjyrave dhe gërshërët e duhura për një vetëstilim.

“Ashtu si shumë klientë të tjerë, Nicola i ka prerë dhe lyer vetë flokët gjatë periudhës së karantinimit, me udhëheqjen time përmes Zoom”.

Artikulli i mëparshëmAndi Bejtja: Robert Ndrenika, Viktor Zhusti, Luftar Paja etj mund të jenë aktorë, por s’janë qytetarë
Artikulli i radhësMSH jep të dhënat: 17 raste të reja në 24 orë, Tirana dhe Durrësi dy vatrat më të “nxehta” të COVID