15 britanikët më pasur vlerësohet se kanë humbur 16 miliardë dollarë së bashku gjatë këtij viti, pak a shumë nga $1 miliard për kokë.
Ratcliffe, sipërmarrësi i sektorit kimik, i cili është edhe njeriu më i pasur i vendit është ai që ka marrë goditjen më të madhe, duke parë pasurinë t`i tkurret me 25%, në $16 miliardë.
Biznesmeni i fshesave me korent, James Dyson ndërkohë ka humbur plot $2.4 miliardë, ndërsa Richard Branson ka humbur $1.1 miliardë.
I gjithë grupimi i më të pasurve të Britanisë së Madhe, ku 14 ndër 15 janë meshkuj, vijon të kontrollojë një pasuri të kombinuar prej $103 miliardë.
E vetmja femër e listës ndërkohë, Denise Coates e basteve sportive, e cila e ka ndërtuar vetë sipërmarrjen e saj, dhe nuk e ka trashëguar, është duke pasur vitin e saj më të mirë.
Tani vlerësohet se ka një pasuri prej $6.5 miliard dhe është britanikja e 5-të më e pasur, nga vendi i 12-të i fund-vitit të kaluar.