Dëmtohet Thomas Strakosha rrezikon të humbasë pjesën e ngelur të sezonit

0

Rikthimi në stërvitje duket se nuk ka qenë fatlum për portierin shqiptar të Lazio-s, Thomas Strakosha.

Strakosha është dëmtuar dhe rrezikon të humbasë sezonin. Ai u dëmtua në stërvitjen e parë të ekipit që pas rikthimit.

Mediet italiane bëjnë me dije se portieri ka një frakturë në gishtin e vogël të këmbës, por mbetet të shihet se si do të reagojë. Probleme të tilla mund të zgjasin 3 javë deri në 2 muaj.

Serie A rikthehet më 13 qershor prandaj dhe Strakosha mund të humbasë fillimin e tij.

Ndeshjet e para duket se do t’i humbasë me siguri, por nuk dihet nëse ka mbyllur dhe sezonin.

Një lajm i keq për Lazion që ka gjetur te Strakosha liderin mes portave. Drejtori sportiv Igli Tare po punon dhe për rinovimin me 24-vjeçarin.

Artikulli i mëparshëmBie “maska” e Kinës, dokumenti: Shifra e vërtetë e numrit të infeksioneve nga Covid-19 mund të jetë 640,000
Artikulli i radhësSa para ka Banka e Shqipërisë dhe a do përdoren ato për të shpëtuar ekonominë?