Callum Hudson-Odoi është arrestuar në orët e parë të kësaj dite, pasi kishte thyer rregullat e izolimit për të takuar një modele që e kishte njoftuar në internet.
Policia e Londrës kishin shkuar në shtëpinë e 19-vjeçarit, duke marrë me vete edhe një ambulancë për të testuar atë për coronavirus.
Hudson-Odoi që ishte infektuar me pandmeinë botërore, ishte këshilluar që të qëndronte në shtëpi dhe të stërvitej nëse do ftohej nga Chelsea në Cobham.
Besohet se anëtari i skuadrës londineze ka shkëmbyer mesazhe flirtuese, duke e lënë të takoheshin në ora 4:00 në qytet.
Por, reprezentuesi i Anglisë ishte paraqitur në polici nga fqinjë e tij, e që nuk kishte vonuar shumë dhe ishte arrestuar.
Hudson-Odoi nuk është futbollisti i vetëm që ka thyer rregullat, pasi dita e ditës lojtarët nuk po qëndrojnë të mbyllur, duke frekuentuar festa të mbyllura me miqtë e tyre.