Lewandowski prek rekordin golashënues të Ronaldos dhe Messit

0

Bayern Munichu e riktheu diferencën prej katër pikësh ndaj Borussia Dortmundit në garën për titullin e Bundesligas, falë fitores prej 2-0 kundër Union Berlin në Stadion An der Alten Forsterei.

Kampionati gjerman e ka rinisur sezonin me dyer të mbyllura, ndërsa kjo ishte ndeshja e parë e kampionit pas pauzës së gjatë si pasojë e pandemisë së coronavirusit.

Golashënuesi më i mirë i Bundesligas, Robert Lewandowski, e zhbllokoi rezultatin me një gol të realizuar nga penalltia (40’). Golin e dytë që e vulosi fitoren e shënoi Benjamin Pavard (81’).

Ky ishte goli i 26-të i sulmuesi polak në ligën gjermane dhe i 40-ti në të gjitha garat. Në këtë mënyrë, ai e prekur një rekord që vetëm Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi e kanë arritur.

Lewandowski është bërë vetëm lojtari i tretë krahas dy superyjeve botërore, që shënon 40 e më shumë gola në pesë sezone radhazi.

Në sezonin 2015/2016, 31-vjeçari i ka shënuar 42 gola në 51 paraqitje. Në edicionin 2016/2017 ai shënoi 43 gola në 47 ndeshje (dhe ky është rekordi personal që mund ta thyeje këtë sezon). Polaku e gjeti 41 herë rrjetën në 48 takime të zhvilluara në sezonin 2017/2018.

Lewa shënoi 40 gola në 47 paraqitje ne edicionin 2018/2019, kurse këtë sezon (2019/2020) në vetëm 34 paraqitje i ka shënuar 40 gola dhe pritet të vë një rekord të ri.

Artikulli i mëparshëmItalia njofton përfundimin e bllokimit
Artikulli i radhësRusia vendos nën kontroll situatën e pandemisë, autoritetet japin shpresë