Aktrimi i dhembshur për teatrin e shembur

0

Te pakten kete here Edi Rama e la hipokrizine. Tha se e donte Teatrin te shembur prej 22 vitesh dhe e zbatoi kur e pati mundesine. Nuk shfaqi dje ndonje medyshje, dhembshuri a vrarje ndergjegjeje per c’ka ndodhi ne Shesh mes policise dhe demonstruesve qe ruajten teatrin, nate e dite, mbi dy vite. Teatrimin ia la Lali Erit.

Lali e filloi paksa mbreme, por e zhvilloi sot te plote aktrimin teatror, me stilin tipik vajtues, te dhemshur e paqtues qe e perdor shpesh kur kerkon te beje per vete ate pjese amorfe a gjysme amorfe te njerezve te ketij qyteti – pjese me dembelizem intelektual e ne kerkim pasiv te enes me me pak cepa e kthesa per te marre forme e gjetur rehatine.

Shembja e nderteses na qenkerka bere per te hequr qafe ate qe na ndan e percan ndersa beri ftese per perbashkim ne projektin e ri ndertues; aksioni policor na qenkerka bere gjate erresires se nates ndricuar nga dashuria edhe per kundershtaret e zhvillimit – tha nder te tjera Lali.

Tha edhe qe paskerkan leshuar shume ne keto dy vite ne 12 seancat negociuese me grupet e interest – paskerkan hequr dore nga PPP; paskerkan hequr dore nga tjetersimi i nje pjese te tokes ne privat; paskerkan hequr dore edhe nga Teatri me kulle siper edhe nga ai me kulla nga mbrapa; paskerkan hequr dore edhe nga sharja e projektit origjinal te Bertes-s e se problemi paskesh qene me realitetin mostruoz frankenshtanj te godines.

Teatri i Ri do u ndertuaka tashme me fonde shtetetore, perkohesisht te marra me kredi bankare bazuar ne garanci sovrane nga Qeveria. Ne fakt, kjo u kerkua qe ne fillimet e debatit per teatrin 2 vite me pare e ne vijim. Kujtoj qe kjo u kerkua edhe ne emisionin Opinion 2 vite me pare.

Teatri i Ri do u ndertuaka ne te njejtin truall qe ishte deri sot ne perdorim nga Teatri i Vjeter. Asnje meter katror me pak. Ne fakt, kjo u kerkua qe ne fillimet e debatit per teatrin 2 vite me pare e ne vijim. Kujtoj qe kjo u kerkua edhe ne emisionin Opinion 2 vite me pare.

Teatri i Ri do qenkerka nje godine e re komplekse, multifunksionale, per teater, kinema, arte te tjera, mjedise sociale e rekreative, bare, restorante etj. Ne fakt, kjo u kerkua qe ne fillimet e debatit per teatrin 2 vite me pare e ne vijim. Kujtoj qe kjo u kerkua edhe ne emisionin Opinion 2 vite me pare.

Ndaj vjen natyrshem pyetja se pse u deshen 2 vite proces i komplikuar qeveritar e politik, me ligje te hartuara keq e mos me keq, te kthyera e te arnuara edhe me verejtje europiane ndersa vjen dita e hidhet ne kosh ky legjislacion; me tensione e provokime qeveritare ndaj te gjithe atyre qe u shprehen vendosmerisht kunder teatrit me PPP e kulla.

Vertet mendon Lali Eri se do binde njerezine se i gjithe ai megaprojekt PPP qenka rrezuar vetem per nje rrotacile skenike? Meqe privatit nuk i dilte hesapi a nuk mund te shtonte ca para Qeveria (shume, shume me pak se cdo nxjerre tashme) per te bere rrotacilen si kerkese e vecante e artisteve per skenen e 100 viteve te ardheshme???

Mbas zgjidhjes se tre ceshtjeve te mesiperme, edhe fale rezistences qytetare e politike, e vetmja ceshtje e mbetur per t’u zgjidhur ishte nje projekt teresisht i ri kundrejt nje ristrukturimi te godines ekzistuese. Per kete te dytin ishtin shprehur mbeshtetes edhe institucione europiane ndersa Europa Nostra kishte marre persiper projektin dhe financimin.

Nje peshim i dy opcioneve mund te conte edhe ne nje opcion te kombinuar te nje projekti te ri qe ruante tiparet arkitektonike te te vjetrit ashtu sic i riu mund te behej diku tjeter e te risktrukturohej e mirembahej godina e vjeter historike.

Nje gare e hapur nderkombetare me ide dhe projekte do te ishte hapi me i pare ne kete drejtim pas rrezimit te projektit PPP. Ne fakt, kjo u kerkua qe ne fillimet e debatit per teatrin 2 vite me pare e ne vijim. Kujtoj qe kjo u kerkua edhe ne emisionin Opinion 2 vite me pare.

Por kjo ceshtje e fundit u shmang me vendosmeri nga Qeveria dhe Bashkia qe nxituan te prishin godinen duke provokuar shume njerez qe kane plot aresye te mos i besojne ketij fare shteti rilindes ndersa moren edhe plot aresye te tjera keto dite.

Lali Eri nuk tregoi projekt, por me c’tha mbi siperfaqen e kapacitetet e tij duket se projekti mbetet ai i bere me dije prej kohesh, pra po ai projekt qe kombinohej me kulla, por me bazament te ngushtuar per shkak se duhej te hapej vend per kullat.

Lind pyetja se pse duhet te jete i njejti projekt me baze te ngushtuar dhe me disa kate kur trualli aktual i teatrit, qe nuk do t’u pakesoka as edhe nje meter katror, lejon variancione pa fund siperfaqe baze – lartesi godine duke zgjeruar bazen e ulur lartesine?

Kjo pyetje pasohet nga pyetjet e tjera se pse nuk hapet nje gare e re projektesh apo pse nuk kerkohet te ruhen te pakten tiparet baze te godines se vjeter e te integrohen ne godinen e re dhe pyetje te tjera legjitime qe njerezit i kane bere e i bejne e qe, mungesa e pergjigjeve apo pergjigjet e genjeshterta dhe veprimet e njeanshme, ne erresire e me dhune policore, vecse acarojne ne vend qe te paqtojne qytetin.

Artikulli i mëparshëmSekretarja e Përgjitshme e ‘Europa Nostra’,liderëve të BE: Dënoni shembjen e Teatrit Kombëtar në Tiranë
Artikulli i radhësSllovenia forcon kontrollin kufitar për të parandaluar importin e Covid-19