Alexis Sanchez ka treguar se stili i lojës së Jose Mourinhos te Manchester United bëri që ai të humbë vetëbesimin, por që ende mendon se ai është njëri ndër trajnerët më të mirë në botë.
Koha e kilianit te Djajtë e Kuq nuk kishte shkuar mirë, edhe pse Special One ishte i vendosur të transferonte atë në Old Trafford nga Arsenali, duke mposhtur rivalizimin e Pep Guiardiolas që po e ashtu e dëshironte atë në janarin e vitit 2018.
Mourinho më pas u largua në dhjetor të vitit 2018 nga Unitedit, derisa Sanchez arriti të shënonte vetëm tri gola në 32 paraqitje.
“Mourinho është njëri ndër trajnerët më të mirë në botë në mënyrën se si i përdor strategjitë, si i studion videot”, ka thënë ish-anëtari i Barcelonës për BBC.
“Por, kur isha me të te United, luaja një ndeshje, më pas nuk luaja, rikthehesha të luaj, dhe ko bën që lojtari të humbë besimin në vete”.
“Më pas u krijua një atmosferë që nuk ishte e shëndetshme për bashkëlojtarët atje dhe u dashtë jë ndryshim”, ka shtuar më tej kiliani.
Sanchez është aktualisht në huazim te Interi, atje ku nuk po kalon po ashtu një formë të mirë dhe me gjasë në verë do të largohet nga United.