Në rrjetin social Facebook, Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka publikuar disa fakte të cilat duhen ditur në lidhje me koronavirusin, përndryshe ka rrezik. Një prej tyre thekson se pirja e metanolit, etanolit apo zbardhuesve të lëngshëm, ndryshe nga ç’mund të thuhet, nuk e parandalon apo kuron COVID-19 dhe mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme.
“FAKT: Ju mund të shëroheni nga COVID-19. Nëse prekesh nga koronavirusi NUK do të thotë se do ta kesh sëmundjen për jetë.
FAKT: Ekspozimi ndaj diellit ☀️ apo ndaj temperaturave më të larta se 25°C NUK e parandalon COVID-19.
FAKT: Pirja e metanolit, etanolit apo zbardhuesve të lëngshëm NUK e parandalon apo kuron COVID-19 dhe mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme” – shkruhet në faqen e OBSH-së në Facebook.