Kryeministri Edi Rama uron besimtarët myslimanë festën e Fitër Bajramit me një foto nga xhamia e Et’hem Bej në Tiranë.
Në foto shkruhet se ”Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë me ju”. Nesër zonat e kuqe do të jenë të mbyllura, pasi nuk do të lejohet asnjë aktivitet ndërsa besimtarët nuk do kryejnë faljen në sheshe por në xhami nën protokollet shëndetësore të sigurisë.