Autoriteti i trashëgimisë miraton shembjen e San Siros

0

Autoriteti i trashëgimisë kulturore në Itali nuk ka shprehur asnjë kundërshtim për shembjen e stadiumit të famshëm San Siro, ndërtuar në 1920, duke i hapur kështu rrugën ndërtimit të arenës së re.

Vitin e kaluar klubet e serisë A, Milan dhe Inter paraqitën një kërkesë për të ndërtuar së bashku një stadium të ri me 60 mijë vende ne zonën e San Siros.

Projekti përfshin prishjen e të gjithë arenës historike. Investimi i ri kap vlerën e 1.2 miliardë eurove.

Miratimi nga autoritetet e trashëgimisë nuk është vendimi përfundimtar, por gjithsesi është një hap i rëndësishëm drejt zbatimit të planit.

Sipas autoriteteve të komunës së Milanos që zotëron edhe vendin, arena nuk ka ndonjë domethënie arkitekturore që do të ndalonte prishjen e saj.  

Klubet dhe bashkia kanë qenë në bisedime për muaj me radhë, në përpjekje për të gjetur një kompromis për të zëvendësuar arenën gati shekullore, të quajtur shpesh “La Scala” e futbollit.

Projekti aktual parashikon shembjen e pjesës më të madhe të arenës dhe mbajtën e një pjesë të vogël të saj si një memorial për stadiumin e famshëm, pasi kryetari i komunës se Milanos Giuseppe Sala ka hedhur poshtë disa projekte që planifikonin shembjen totale të San Siros.

Artikulli i mëparshëmEtna nis aktivitetin shpërthyes, reja vullkanik arrin 4500 metra lartësi
Artikulli i radhësPse u bë më i famshëm TikTok gjatë karantinës?