Italia shënon numrin më të vogël të viktimave, që nga fillimi i pandemisë.
Autoritetet italiane njoftojnë se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar vetëm 50 viktima nga koronavirusi, duke e çuar në 32 785 numrin total të të vdekurve.
Ndërkohë, gjatë këtyre 24 orëve janë regjistruar 531 raste të reja infektimi, duke e çuar në 229 858 numrin e të infektuarve me koronavirus.