Policia Bashkiake në shkelje të ligjit, shtrin në tokë mbledhësin e kanaceve në Tiranë dhe tenton ta “rrëmbejë” duke e futur në makinë (VIDEO)

0
Policia Bashkiake

Në rrjetet socialee po qarkullon një video, ku shihen dy punonjës të Policisë Bashkiake në Tiranë teksa tentojnë të “rrëmbejnë” me forcë pasi e shtrijnë në tokë një pjesëtar të komunitetit rom.

Burri që shihet në video është ndaluar nga policia, në kohën që po mblidhte kanace në Kombinat, një prej zonave të kryeqytetit.

Në pamje, duket qytetari teksa iu thotë policëve se duhet ta lëshojnë, ndërsa ata e shtrijnë në tokë.

“Aman aman o të keqen, cfarë bën aman”, dëgjohet duke thënë qytetari.

Për këtë video ka reaguar edhe Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome, e cila iu ka bërë thirrje institucioneve shqiptare, por edhe ambasadave amerikane e europiane që të reagojnë për ngjarjen.

Artikulli i mëparshëmAnaliza e DW/ Çfarë po ndodh me reformën në drejtësi në Shqipëri
Artikulli i radhësSerbia kritikon Malin e Zi për moshapje të kufirit me të: Do të duhej të ishte shembull për të tjerët