Humb jetën në një aksident tragjik gazetari Enrik Mehmeti

0

Një aksident i rëndë i ka marrë jetën gazetarit Enrik Mehmeti mbrëmjen e së shtunës në zonën e plazhit të Porto Novës, në Zvërnec.

Sipas informacioneve paraprake, 40-vjeçari po drejtonte një motor me katër rrota kur, për arsye që ende po hetohen, humbi kontrollin e mjetit. Pas manovrës, motori u rrokullis disa herë, duke shkaktuar pasoja fatale.

Burime paraprake bëjnë me dije se gjatë aksidentit Mehmeti është goditur rëndë në kraharor nga një pjesë metalike e mjetit, duke pësuar dëmtime të rënda.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ekipet e urgjencës mjekësore, por pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar jetën, gazetari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, ndërsa pritet edhe ekspertiza teknike për mjetin.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Enrik Mehmetit ka tronditur kolegët dhe komunitetin mediatik, ndërsa priten reagime të mëtejshme nga familjarë, miq dhe institucione.

Artikulli i mëparshëm69 mln lekë të zhdukura në Postën e Durrësit, burg për ish-drejtoreshën Elisabeta Mataj
Artikulli i radhësSulmet iraniane në Jordani, 2 ushtarë amerikanë të vrarë dhe 1 i zhdukur