Ekspertët: Vendosja e maskave te fëmijët është e rrezikshme

0

Vendosja e maskave është bërë gjithnjë e më e zakonshme gjatë pandemisë së koronavirusit, por ato nuk duhet të përdoren nga fëmijët nën moshën dy vjeç, sipas Shoqatës së Pediatrëve në Japoni.

Udhëzimet e koronavirusit të Japonisë inkurajojnë njerëzit që të vendosin maska, por organi mjekësor paralajmëroi prindërit që të mos i vendosin ato tek foshnjat, sepse e bën të vështirë shprehjen dhe frymëmarrjen, thuhet në një broshurë, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

“Është e mundur që maskat të vështirësojnë frymëmarrjen tek foshnjat dhe të rrisin rreziqet e goditjes nga nxehtësia”, thuhet në broshurë.

Foshnjat kanë rrugë të ngushta të frymëmarrjes dhe maska mund ta vështirësojë kësisoj frymëmarrjen, duke rritur ngarkesën në mushkëri, shkruhet tutje në borshurë.

Ekziston gjithashtu një rrezik i rritur nga asfiksia, veçanërisht nëse fëmijët e vegjël vjellin pas vendosjes së maskës, thuhet në të njëjtin burim.

Foshnjat janë me rrezik relativisht të ulët nga koronavirusi dhe shoqata konkludon se maska nuk janë të nevojshme për foshnjat nën dy vjeç.

Artikulli i mëparshëmVideo/ Ronaldo kosh me këmbë, Messi i përgjigjet me gol-spektakël në stërvitje
Artikulli i radhësGabimi i madh i kosovarve që lejuan që shteti “të kapej”