Ngjarja e ndodhur sot rreth ores 10:00 në aksin rrugorë Orikum-Vlorë, pranë vendit të quajtur “Nënstacioni i Radhimës” dyshohet se si pasojë e një konflikti ka mbetur i plagosur lehtë me sende të forta shtetasi D.K., 32 vjeç, banues në Radhimë i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes autorët kanë qëlluar edhe me armë në ajer, për arsye ende të paqarta. Policia thotë se i ka identifikuar dy autorët e ngjarjes dhe po punon për kapjen e tyre.
Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, në aksin rrugorë Orikum-Vlorë, pranë vendit të quajtur “Nënstacioni i Radhimës” dyshohet se si pasojë e një konflikti ka mbetur i plagosur lehtë me sende të forta shtetasi D.K., 32 vjeç, banues në Radhimë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka identifikuar dy autorët e ngjarjes të cilët për arsye hetimi nuk bëhen të ditur për momentin.
Janë organizuar grupe të posaçme policore të cilat janë shpërndarë në qytet me qëllim kapjen e autorëve.
Sektori i Hetimit në bashkëpunim me Komisariatin Vlorë vazhdojnë hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.