COVID-19/ Apple nis prodhimin e maskave mbrojtëse. Një shembull se si të gjithë mund të japin kontributin e tyre në këtë “luftë”

0

Tim Cook, CEO i Apple bëri publik përmes Twitter lajmin për prodhimin e sasisë së parë me maska mbrojtëse dhe tha se Apple ka mundësi të prodhojë fillimisht deri në 20 milion maska, të gjitha përmes zinxhirëve të saj të furnizimit dhe prodhimit. Iniciativa ka venë në lëvizje  të gjithë kompaninë dhe për këtë arsye, duke nisur nga inxhinierët, dizenjuesit e deri tek ekipet operacionalë dhe paketuesit, çdo departament po punon me kohë të plotë me furnitorët për të prodhuar dhe siguruar në kohë maska mbrojtëse ​​për punonjësit e institucioneve mjekësore që janë në vijën e parë të përballjes me COVID-19.

Duke dhënë me tepër detaje në lidhje me prodhimin e maskave prej tyre, ai u shpreh se duhen rreth dy minuta për të paketuar dhe nisur në destinacion një pako që përmban 100 maska mbrojtëse.

Apple ka si objektiv të dërgojë maskat mbrojtëse aty ku ka më tepër nevojë për to dhe kompania po punon fuqimisht për të evidentuar institucionet që janë në emergjencë për materiale mjekësore, duke bashkëpunuar ngushtë me profesionistë dhe ekspertë të fushës.

Dërgesa e parë tashmë është kryer në drejtim të ambienteve spitalore të Kaiser në Santa Clara Kaliforni, ku ka pasur një nevojë të shtuar për to pas fluksit të lartë të pacientëve të prekur me virusin vrastar.

Deri në fund të kësaj jave Apple parashikon të ketë dërguar deri në 1 milion maska, dhe në vijim pritet të shpërndajë mbi 20 milion të tilla.

Artikulli i mëparshëmRaiffeisen Bank: Riskedulimi i kredisë do të vendoset me konsensus mes Bankës dhe klientit
Artikulli i radhës“Numri i ulët i testimeve fsheh realitetin”, Spahia: Rama gënjen për kapacitetin testues