BE dënon dhunën e policisë bashkiake të Tiranës

0
BE dënon dhunën e policisë bashkiake të Tiranës ndaj një fëmije rom

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë dënoi dhunën e Policisë Bashkiake të Tiranës ndaj një fëmije rom qe mblidhte mbeturina në Tiranë.

Skena e rrahjes së nga dy policë bashkiakë u filmua nga një kalmitar dhe u hodh në rrjetet sociale,

“Delegacioni i BE-së dënon të gjitha format e diskriminimit, margjinalizimit dhe dhunës, veçanërisht kundër anëtarëve të komuniteteve rome dhe egjiptiane”, deklaroi një punonjës i delegacionit për gazetarin Gjergj Erebare të BIRN, më 27 maj.

“Për rastin specifik të imazheve të qarkulluara në mediet sociale, Delegacioni i BE-së bazohet në punën e autoriteteve përkatëse kombëtare dhe në këtë drejtim mirëpret hetimin e nisur nga Avokati i Popullit për këtë çështje,” vijon më tej deklarata.

Delegacioni përshëndeti edhe vendimin e Avokatit të Popullit për nisjen e hetimeve në lidhje me rastin.

Bashkia e Tiranës nuk ka bërë komente publike mbi këtë çështje ndërsa një zëdhënës i saj nuk i është përgjigjur pyetjeve të BIRN të dërguara me SMS.

Policia bashkiake e Tiranës është shfaqur shpesh në median sociale duke keqtrajtuar qytetarë të ndryshëm, disave duke i bërtitur, të tjerëve duke u konfiskuar mjete të ndryshme tregtie, në kushte të paqarta ligjore.

Për organizatat e shoqërisë civile, dhuna e Policisë Bashkiake të Tiranës është sistematike dhe e paligjshme. Një hetim i mëparshëm i Avokatit të Popullit ka konkluduar se Policia Bashkiake e Tiranës vepron të tejkalim të kompetencave të saja ligjore në lidhje me ricikluesit individualë.

Artikulli i mëparshëmRregullat e reja të funksionimit të kazinove
Artikulli i radhësKriza në Shqipëri/ Shinasi Rama: Jeni në diktaturë. Brekët i keni firmato? Por të prodhuara në Kinë e Bangladesh