U futën me forcë në qendrën e Sporting e goditën lojtarët: 41 të dënuar në Portugali

0

41 tifozë të Sporting Lisbona janë dënuar sot për faktin se janë futur me forcë në qendrën stërvitore të skuadrës në maj 2018 e kanë kërcënuar dhe sulmuar lojtarët. Ka dalë i larë, president në atë kohë (në detyrë nga 2013) Bruno de Carvalho, i akuzuar se ka qenë dërguesi moral i atij agresioni. Ngjarja ndodhi menjëherë pasi presidenti, në 15 maj të dy viteve më parë, kritikoi publikisht skuadrën.

Gjykata e Lisbonës ka dënuar 9 ultras me pesë vjet burg, ndërsa për 29 të tjerët dënimi është pezulluar momentalisht. Tre tifozë në fund e kaluan me gjoba. Përvec se sulmuan lojtarët (qendërsulmuesi hollandez Bas Dost pati nevojë për qepje në kokën e plagosur), ultràsit kishin dëmtuar edhe disa struktura të klubit e grabitur fanellat e skuadrës. Shumë lojtarë të Sporting, pas atij episodi, kërkuan zgjidhjen e kontratës.

Artikulli i mëparshëm“Nëse Real do ishte i pari tani, kampionatin do e kishin mbyllur”: Gaspart aludon për kupolë
Artikulli i radhësTyson zbavitet në Wrestling para se ti kthehet boksit: çfarë sherri në ring (VIDEO)