Koulibaly refuzon PSG-në, kërkon kalimin te Liverpooli

0

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, kërkon të luajë për Liverpoolin, duke refuzuar kalimin te PSG.

Sipas të përditëshmes francez “Le 10 Sport”, raportohet se futbollisti senegalez ka refuzuar ofertën e PSG-së për t’u paguar 12 milionë euro në sezon.

Kontrata e tij do të ishte për 5 vite me kampionët e Francës.

Gjithmonë sipas këtij mediumi, Koulibaly dëshiron të luajë për Liverpoolin, për të krijuar një dyshe të frikshme me Virgil Van Dijk.

Ai pritet të largohet nga Napoli pas këtij sezoni dhe këtë ia ka bërë të qartë presidentit Aurelio De Laurentis. 

Artikulli i mëparshëm‘Moment historik shumë i trishtuar për SHBA’/ Trump mirënjohës ndaj 100,000 viktimave nga virusi
Artikulli i radhësParatë e taksapaguesve u përdorën për të lobuar për ndryshim të kufijve