Samir Mane/ “Në situatën aktuale Balfin Group zotëron kapacitete për të paguar punonjësit deri në muajin Qershor”

0

Presidenti i “Balfin Group” Samir Mane, duke folur për krizën globale të shkaktuar nga koronavirus, tha në “Opinion” se Shqipëria po kalon ditët më të këqija, të paktën që nga koha që ai mban mend. Ndërsa tha se po synon të paguajë të 4200 punonjësit që grupi I tij ka në Shqipëri, Mane tha se situate është problematike edhe për bizneset e mëdha. Sipas Manes, një biznes në Shqipëri varësisht tipologjisë mund të mbijetojë nga 1 deri në 4 apo 5 muaj, ndërsa deklaroi se mbyllja 1 mujore e biznesit kërkon një periudhë 18 mujore rekuperimi.

Duke ju referuar bizneseve të grupit të tij, Mane tha:

“Shitja me pakicë është afektuar në masë të madhe nga kriza, por 55% e njerëzve janë në punë, ndërsa pjesa tjetër janë në shtëpi, pasi qendrat tregtare, dyqanet e pakicës janë të mbyllura. Të gjithë janë paguar deri tani dhe shqetësimi më i madh që kemi patur është si të mos heqim asnjë punëtor nga puna”.

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu, lidhur me pasojat që kjo krizë mund të ketë tek komoanitë e mëdha, Mane tha:

“Unë besoj që kompanitë e mëdha si në të gjitha vendet e botës janë shumë të rrezikuara, për të mos thënë edhe më të rrezikuara se kompanitë e mesme dhe të vogla, por po bëjmë ç’është e mundur dhe besojmë që deri në maj apo qershor të vitit tjetër, të mbajë kapacitetet financiare pa hequr asnjë nga puna. Natyrisht është solidaritet i madh mes kompanive që kanë mundësinë për të ndihmuar ato që nuk kanë mundësinë”.

Fevziu: Sa kohë mund të rezistojnë në kushtet e një emergjence të tillë, kompanitë shqiptare?

Mane: Varet nga industria, por ka kompani që nuk mund të mbyllin dot as Prillin, pasi të ardhurat e tyre nuk i mundësojnë shpenzimet. Ka kompani që kanë mallra me datë skandence 1 muaj. Unë mendoj që kompanitë e mëdha mund të kenë nga 1- 4 apo 5 muaj, por mund të ketë kompani që mund të rezistojnë edhe më gjatë.

Fevziu: Si është situata e furnizimeve?

Mane: Mendoj se ka mjaftueshëm furnizim të pakën për 3-4 muaj. Natyrisht furnzimet e importit varen nga kufizimet që do të vendosin vendet e tjetra. Ka vende që kanë vënë kufizime në furnizime ushqimore, por ka vende që nuk i kanë vendosur.

Fevziu: Mund të ketë rritje çmimesh?

Mane: Çmimet mund të rriten nga ndryshimi i kursit të euros apo edhe nga kompanitë e huaja. Nëse ata i rrisin do të reflektohen edhe tek ne.

Fevziu: Mund të impaktojë kjo krizë papunësinë?

Unë besoj që nuk do t’i shpëtojmë dot trendit. Jam i sigurt që do ketë papunësi. Nëse kërkesa në perëndim bie, kjo padyshim do të afektojë edhe Shqipërinë.

Është një krizë e madhe , e thellë, nëse bizneset mbahen të mbyllur 1 muaj duhen 18 muaj për ta rekuperuar. Por pa dyshim që kjo do ketë efektet e veta, sepse mungojnë sisteme zinxhirë të ekonomisë. Jam i sgiurt që Shqipëria është në ditët më të këqija të vetat me sa mbaj mend unë. Është një krizë globale, jam i sigurt që efeket do jenë edhe më të mëdha në ditët në vazhdim, kur bizneset të mos munden të operojnë në përditshmërinë e tyre. /Opinion.al

Artikulli i mëparshëmTwitter i Presidentit Trump pritet të trondisë tregjet ekonomike
Artikulli i radhësTestimi i gënjeshtrës