Corona & Covid, do mbahen mend edhe për mirë

0

Një çift nga Raipur, Chhattisgarh, në mëngjesin e 27 Marsit kanë mirëpritur në jetë binjakët e tyre Corona & Covid.

Binjakët, një djalë dhe një vajzë, lindën në Indi në mes të bllokimit mbarëkombëtar.

Kur u pyetën, prindërit thanë se emrat e tyre do të kujtojnë binjakët për vështirësitë që ata kaluan gjatë lindjes, ndërsa kombi luftoi së bashku kundër një pandemie vdekjeprurëse.

“Kur stafi i spitalit gjithashtu filloi t’i thërriste foshnjat si Corona dhe Covid, ne më në fund vendosëm t’i quajmë ata sipas pandemisë,” citoi nëna e tyre në një raportim të PTI. Prindërit gjithashtu thanë se ata mund të ndryshojnë emrat e tyre më pas.

Çifti tha se donin ta bënin të paharrueshme ditën e lindjes së binjakëve pasi kishin lindur nën vështirësi të rënda, në një kohë kur i gjithë vendi është nën një bllokim në mes të numrit të madh të rasteve të prekura me koronavirus.

Sapo lajmi për binjakët e quajtur korona dhe kovid u përhap tek gjithë të tjerët, ata u bënë qendra e vëmendjes në spital.

Tashmë nëna dhe binjakët e porsa lindur janë larguar nga spitali dhe gëzojnë shëndet të plotë./  The Economic Times

Artikulli i mëparshëmRama/ Lëshimet “me pikatore” lidhur me masat ndaj COVID-19. Do lehtësojmë fashën orare apo lëvizjen me automjet për punë
Artikulli i radhësBill Gates/ Tre hapa për të rifituar kohën e humbur prej Covid – 19.