Ceferin fikson datën e fundit:”Brënda datës 3 Gusht kampionatet kryesore në Europë duhet të kenë përfunduar

0

“Presidenti i Uefas Aleksander Ceferin, në një intervistë të dhënë për kanalin gjerman Zdf, deklaroi se mundësia që kampjonatet dhe kompeticionet europiane të mos zhvillohen është e lartë, duke bërë me dije se qeveria e futbollit europian është duke bërë gjithcka që është brenda mundësive të saj për rimodelimin e kalendareve. Elementi i ri krahasuar me sa është thënë deri më tani,por, ka të bëjë me datën limit për përfunidim e sezonit e cila është caktuar më 3 Gusht.

.Jemi duke jetuar një situatë jo të zakontë dhe duhet të jemi fleskibël, kompeticionet europiane mund të zhvillohen në të njëjten datë me ato ndërkombëtare edhe madje në të njëjtin orar .Kemi plane të ndryshme për rifillimin e aktiviteteve sportive në maj,qershor ose korrik,por në rast se autoritetet e ndryshme nuk do të lejojnë fillimin e tyre, atëherë ato  nuk do të zhvillohe, shëndeti është gjithmonë në plan të parë. Formati nuk do jetë një problem,mund të luajmë me sistemin aktual ose mund të adaptojmë një formulë te re, më një ndeshje të vetme në fushë neutrale ose me short – ishte fjala e presidentit të UEFA.

Mundësia që ndeshjet të zhvillohen me dyer të hapura është shumë e vogël, por padiskutim që do tju ofrojmë të gjithëve mundësinë që ti ndjekin ato nga shtepitë e tyre.

Artikulli i mëparshëmRrënie e fortë e cmimeve, ndërkohë që tregjet presin takimin e OPEC+
Artikulli i radhësMbretëri e Bashkuar/ Boris Johnson në terapi intensive