Dr. Jianxing He, nga Qendra e Kontrollit të Sëmundjeve Ngjitëse, ka folur lidhur me natyrën e këtij koronavirusi dhe ëshstë shprehur se ky është një tip i ri i koronavirusit dhe sipas njohurive të deritashme është i ngjashëm me SARS-in dhe MERS-in.
“Rezistenca e tij është e ngjashme me rezistencat e tyre. Domethënë, mbijeton gjatë në të ftohtë. Ka pasur disa pohime se ky tip nuk e duron nxehtësinë, mirëpo sipas të dhënave më të fundit moti i ngrohtë nuk e shkatëron atë”.
Ai mund të shkatërrohet pas ekspozimit ,për mbi një orë në temperaturë mbi 56 gradë Celsius. Pra, mund të mbijetojë edhe në Afrikë. Edhe atje ka të sëmurë. Mirëpo, më së lehti shfaqet në të ftohtë”, ka theksuar më tej doktori, nga provinca Guangdong.
Virusi përhapet më lehtë në dy ditët e para nga shfaqja e simptomave deri në pesë ditë pas shfaqjes së yre. Atëherë është edhe më i rrezikshëm.
Si masë më efikase për mbrojtje nga koronavirusi Dr. Jianxing He thekson mbajtjen e maskës.
“Mbani maskë. Mbani me cdo kusht maskë. Vetëm kjo është një ndër metodat më efikase të mbrojtjes ndaj këtij virusi”, ka këmbëngulur ai.
Bazuar në përvojën Kineze, ai shprehet se izolimi është masa më e mirë për zgjidhjen e problemit të përhapjes së kësaj epidemie.
Pyetjes se cili është probabiliteti që dikush që është i infektuar dhe i shëruar sërish të infektohet, doktori i është përgjigjur që “probabiliteti nuk është i lartë”.
Mirëpo, vaksina gjithsesi është ilaçi më efikas kundër epidemisë.
“Tani edhe Kina, edhe SHBA, po përgatisin vaksinat e tyre. Amerikanët kanë tipin e tyre, ndërsa ne tipin tonë”.
Në Kinë tashmë janë bërë hulumtimet e vaksinës në kafshë, ndërkaq tani fillon hulumtimi klinik me njerëz vullnetarë.
Dr. Jianxing He shton që kur të përfundojnë hulumtimet klinike duhet të kalojnë edhe tre muaj që vaksina të mund të përdoret zyrtarisht.