11 ditët që mund të kishin shpëtuar botën

0

Janë ditët më të rëndësishme, në historinë e këtij virusi të shndërruar në pandemi dhe Kina zgjodhi rrugën e mbulimit. Nëqoftëse autoritetet do kishin vepruar në kohë numri i të prekurve do tё kishte qenё shumë më i ulët.

Njëmbëdhjetë ditë. “Nga casti i vdekjes së një 61 vjecari nga Covid – 19 deri në pranimit publik të virusit të ri”, shprehet Zhong Nanshan, epidemiolog kinez, në Tv shtetëror rreth përhapjes së një virusi.

11 ditët fatale për Kinën, dhe ndoshta për mbarë botën. Në këtë hark kohor, rreth 5 milion njërëz kanë lënë kreyqendrën e provincës Hubei, duke vizituar në qyteza, e rajone të tjera të Kinës dhe anembanë botës, duke u bërë, në mënyrë të pa ndërgjegjshme, përhapës të një sëmundje të që do vinte përfund mbarë botën.

Viktima e parë zyrtare nga Covid-19, është 61 vjecari nga Wuhan, i cili nderroi jetë më 9 Janar. Ditë më parë ai kishte vizituar një treg ushqimor të qytetit, vendi i lidhur me shumë nga rastet e para të kësaj pandemie.Vdekja e tij u komunikua nga Komisioni Shendetsor Rajonal dy ditë më vonë (pra më 11 janar). Autoritetet kineze pak a shumë janë të sigurta se ky pulmonit trasmetohej nga kafshët tek njeriu, e që infektimet potenciale kanë ardhur nga kontakti me kafshët në tregun e qytetit. Pesë ditë nga vdekja e parë, edhe bashkëshortja e viktimës filloi të shfaqë të njëjtat sintoma, por ajo nuk e kishte vizituar tregun e qytetit, një shenjë shumë e qarte që virusi misterioz, armiku i panjohur, tashmë përhapej nga njeriu tek njeriu, ndërkohë Kina vendos të zgjedhë rrugën e mohimit dhe të fshehjes së informacionit. Më 14 janar, ndërsa Wuhani ishte në prag të shndërrimit në një ferr të vërtetë, OBSH publikon nё Tëitter një postim se studimet paraprake kineze “nuk janë gjetur prova të qarta të transmetimit të koronavirusit të ri nga njeriu tek njeriu” cdo gjë po mbahet nën kontroll, por jo nuk ishte kështu.

Artikulli i mëparshëmFlash nga Bota/ Në Kinë, dita e parë pa të vdekur. Gjermania drejt 100 mijë rasteve, Spanja me 13.798 të vdekur
Artikulli i radhësNëna e Rita Orës jep mesazh sensibilizues