Në këto ditë të vështira për futbollin ashtu sikurse edhe për gjithë jetën mbi planet, cdokush është në pritje të fundit të pandemisë, UEFA po studion për zgjidhjet e mundshme për se si dhe kur do të nisin kampionatet, deklaratat e protagonistëve publikohen nëpër media dhe shpesh përgënjeshtrohen sic ndodhi një ditë më parë me Aleksander Ceferin.
Kreu I qeverisë së futbollit evropian ka folur sërish këtë radhë nga Sllovenia dhe fjala e tij ka të bëjë si me Serinë A por edhe me Massimo Cellinon e Liverpoolin
‘Sot për sot nuk mund të premtoj asgjë, duke qenë se cdo gjë varet nga situata e secilit prej vendeve. Por unë jam optimist dhe kam besim si për mbylljen e kampionatit spanjoll ashtu edhe atij Italian u shpreh Aleksander Ceferin që iu përgjigj edhe polemikave të presidentit të Brescias, Massimo Cellino që theksoi se ishte gati të mos e linte skuadrën te zbriste në fushën e lojës në një kohë që mbarë bota po lufton me virusin vdekjeprurës.
‘Mendoj se fjalët e Cellinos nuk na janë drejtuar ne. Nuk do të vëmë në rrezik shëndetin e askujt dhe do të gjejmë zgjidhje të përshtatshme për cdo Ligë atëherë kur qeveritë të japin lejet e tyre’.
Në fund Ceferin bëri tifozët e Liverpoolit të ëndërrojnë
‘Nuk e shoh se përse Liverpooli duhet lënë pa titullin kampion-tha kreu I UEFA-nëse do të rikthehet kampionati me siguri do të fitojë. Nëse nuk do të luhet më, do të ishte e volitshme që të përcaktohen skuadrat kampione të cdo kampionati. E kuptoj që tifozët e The Reds do të ishin të zhgënjyer të fitonin Premier League në një stadium bosh, por në një mënyrë apo tjetrën ata do të fitojnë’
Në fund Ceferin foli edhe për Ligën e kampionaeve. ‘Sot për sot do të luhej me modalitetin e parashikuar para pezullimit-tha Ceferin-por duhet të jemi të përgatitur për cdo skenar. Kjo varet nga pandemia, por për momentin mendojmë për një Champions normal’.