Kryeministri Rama: Këto janë kategoritë e reja që përfitojnë “pagën e luftës”

0

Kryeministri në një komunikim që ka pasur me publikun pasditen e sotem, ka bërë të ditur disa nga kategoritë e reja që do të përfshihen në Paketën e Zgjeruar të ndihmës ekonomi. Duke nisur nga rrobaqepësit, taksistët, shoferët e transportit urban dhe ndërurban, apo dhe mekanikët në servise, do të përfitojnë ‘pagën e luftës’.

“Kam marrë ankesa, kërkesa dhe shqetësime nga biznese të vogla. Rrobaqepësi të vogla, servise makinash. Me ligjin në fuqi ato janë të hapura, por me zakonin në fuqi, faktikish janë të mbyllura.

Profesionet të tjera si, hidraulikë, dizajner, apo biznese të tilla si agjenci turistike, zyra që punojnë me printime, etj. Këta dhe ndonjë kategori tjetër, do të jenë pjesë e zgjerimit të paketës së mbështetjes.

Janë biznese të vogla, të mbyllura de facto, si rezultat i luftës.

Gjithashtu edhe ata që punojnë për linjat e transportit dhe që praktikisht janë në shtëpi se nuk ka transport urban e ndërurban do të jenë pjesë e paketës së zgjeruar.” tha Rama.

Artikulli i mëparshëmKopertina e Vogue Italia është thjesht një faqe e bardhë
Artikulli i radhësTregjet botërore/ Cmimet e naftës dhe nënprodukteve do të rriten dhe më pas do të ketë një stabilizim – shprehet një burim pranë OPEC